Doli në qarkullim buletini vjetor i Myftinisë Shkodër për vitin 2023, Nr. 14
Myftinia Shkodër ka nxjerrë në qarkullim buletinin e saj vjetor, Nr. 14 një përmbledhje e aktiviteteve të larmishme, vizitave dhe të vizitorëve, takimeve dhe veprimtaritë arsimore të mejtepeve fetare të zhvilluara gjatë vitit 2023.
Ky botim shërben si një pasqyrë e angazhimit të institucionit të Myftinisë Shkodër në jetën fetare, sociale dhe kulturore të zonës Shkodër.
Gjithashtu, buletini përfshin edhe detaje mbi vizitat dhe bashkëpunimet me institucione të ndryshme vendase e të huaja, mesazhe, promocione mediatike, aktivitete bamirëse, emisionet audiovizive në radio dhe televizione lokale dhe kombëtare, bashkëpunimet me shoqatat dhe qendrat islame, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive, trajtesat e çështjeve të vakëfeve dhe menaxhimin e tyre, si dhe mbi takimet me të rinjtë dhe besimtarët për çështje të ndryshme të jetës fetare dhe sociale.
Ky publikim synon të informojë komunitetin shkodranë dhe më gjerë mbi punën dhe shërbimet e Myftinisë Shkodër, si dhe të ofrojë një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara gjatë vitit të 2023.
Buletini që është botuar nën kujdesin e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe të redaksisë e përbërë nga teologët Lavdrim Hamja dhe Arben Halluni është tashmë i disponueshëm për të gjithë të interesuarit në zyrën e institucionit.