Nga xhamia e Kuçit, Myftiu Sytari: “Rinia besimtare, bekim për vendin!”

Nga xhamia e Kuçit, Myftiu Sytari Rinia besimtare, bekim për vendin!

Nga xhamia e Kuçit, Myftiu Sytari: “Rinia besimtare, bekim për vendin!”

Në kuadër të ciklit të ligjëratave javore: “Tre Muajt e Mirë dhe vlerat e besimit”, ditën e enjte, më 6 shkurt 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ligjëroi në xhaminë e fshatit Kuç.

Pas faljes së namazit të akshamit, nën drejtimin e imamit të xhamisë, H. Ferdinand Mema dhe fjalës së tij përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës, ligjëroi rreth vlerave dhe rëndësisë që ka përmendja e Allahut në jetën e përditshme.

Myftiu bëri krahasim në mes marrëdhënies së njerëzve në përgjithësi me interesat dhe kërkesat e kësaj bote dhe shembullin e besimtarit që mbi çdo gjë në jetë, ka besimin dhe fitimin e pëlqimit të Allahut të Madhëruar.

Nëpërmjet argumenteve të ndryshme, Myftiu preku edhe temën e dhikrit, duke e trajtuar atë nga pikëpamja e ajeteve dhe shembullit të brezave të shkuar.

Myftiu solli në vëmendje të besimtarëve edhe programin ditor në adhurim e dhikër të dijetarit të madh shkodran, me famë botërore, H. Vehbi S. Gavoçi, shembulli i të cilit mbetet burim frymëzimi dhe udhëzimi për rininë në veçanti.

Myftiu theksoi se prania e të rinjve besimtarë në xhami është garanci e vazhdimësisë dhe forcimit të Islamit në trojet shqiptare, si dhe u lut për bekime e mirësi për mbarë komunitetin e fshatit Kuç, për besimtarët dhe ymetin islam, pa përjashtim.

Ligjëratën e plotë që Imam Muhamed B. Sytari, mbajti në xhaminë e Kuçit, e ndiqni në linkun shoqërues: