Hapen regjistrimet për Kurse Fetare ONLINE!

Njoftim!

Njoftim!

Hapen regjistrimet për Kurse Fetare ONLINE!

Myftinia Shkodër ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e kurseve fetare Online, një risi kjo nga sektori i arsimit, të cilat synojnë të ofrojnë mësim dhe udhëzim fetar për të gjithë besimtarët, kryesisht për fëmijët, pavarësisht vendndodhjes së tyre në Shqipëri apo në emigracion si në Evropë, SHBA, Kanada dhe gjetkë.

Këto kurse kanë për qëllim për të përmbushur nevojat e ndryshme të komunitetit tonë dhe për të lehtësuar qasjen në dije fetare nëpërmjet platformave digjitale.

Sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër përmes kësaj veprimtarie digjitale inkurajon të gjithë besimtarët të përfitojnë nga kjo mundësi për të marrë dhe thelluar njohuritë e tyre fetare dhe për të forcuar lidhjen me besimin dhe moralin islam.

Jeni gati të mësoni nga komoditeti i shtëpisë suaj?

– Mësime interaktive

– Orar fleksibël (i përshtatshëm)

– Certifikatë pas përfundimit

– Mbështetje nga instruktorë me përvojë

Regjistrohu dhe përfito nga dituria dhe edukimi islam!

Për regjistrime mund të plotësoni formularin duke klikuar linkun si më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1_-_y_VwaU0nisnO9Bs42Bk02fnm3qQzxVNgHRbCftcs/viewform?edit_requested=true

Për më shumë informacion ose për t’u regjistruar, na kontaktoni në email: myftinia1990shkoder@gmail.com ose na shkruani në WhatsApp, në nr. 00 355 67 455 3880.

 #kursOnline #mësoNgaShtëpia