Ekskursion në Tiranë me fëmijët e mejtepit fetar të xhamisë Kullaj, Postribë

Ekskursion në Tiranë me fëmijët e mejtepit fetar të xhamisë Kullaj, Postribë

Ekskursion në Tiranë me fëmijët e mejtepit fetar të xhamisë Kullaj, Postribë

Myftinia Shkodër, me anë të sektorit të arsimit, ditën e shtunë, më 15 shkurt 2025,  organizoi një ekskursion dhe shëtitje në Tiranë me fëmijët e kursit/mejtepit fetar të xhamisë Kullaj, Postribë nën moton “Të mësojmë dhe të argëtohemi”, me qëllim njohjen dhe afrimin e tyre me historinë dhe vlerat fetare islame të kryeqytetit.

Përpara nisjes, fëmijët u përshëndetën nga përgjegjësi i arsimit në Myftininë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili i inkurajoi ata për të përfituar sa më shumë nga ky udhëtim, si në aspektin kulturor ashtu edhe atë shpirtëror.

Gjatë ekskursionit, nën kujdesin e imamit dhe mësuesit të tyre, H. Ardin Selhani ata vizituan disa prej xhamive më të rëndësishme të Tiranës, si xhaminë e madhe Namazgja dhe xhaminë shekullore Ethem Beu, ku mësuan rreth historisë dhe rolit të tyre, që kanë luajtur në jetën fetare dhe shoqërore të vendit. Fëmijët patën mundësinë të dëgjojnë shpjegime nga imamët dhe të bëjnë pyetje të ndryshme, për të cilat morën përgjigjet përkatëse.

Përveç vizitave në xhami, grupi i nivelit të parë të nxënësve shfrytëzoi rastin për të shëtitur në disa pika historike dhe kulturore të Tiranës, duke e bërë këtë ekskursion një përvojë të vlefshme edukative dhe shpirtërore.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të Myftinisë Shkodër për të forcuar lidhjen e brezit të ri me vlerat fetare dhe traditat islame dhe kombëtare.