
Me ftesë mbretërore Shejkhu Al-Az’harit mbërrin në Bahrejn
Shejkhu i Al-Az’harit mbërrin në kryeqytetin e Bahrejnit për të marrë pjesë në Konferencën e Dialogut Islamik-Islamik
Sot, e martë, Shkëlqesia e Tij, Imami i Madh Prof. Dr. Ahmed Al-Tajjib, Sheiku i Al-Az’harit dhe Kryetari i Këshillit të Dijetarëve Muslimanë, mbërriti në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, për të marrë pjesë në aktivitetet e Konferencës së Dialogut Islamik-Islamik, me temë “Një Komb i Bashkuar dhe një Fat i Përbashkët”, që do të zhvillohet më 19 dhe 20 shkurt.
Një pritje zyrtare iu organizua menjëherë pas mbërritjes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Bahrejnit, ku u prit nga Shkëlqesia e Tij, Sheiku Abdurahman ibn Muhamed ibn Rashid Al Khalifa, Kryetar i Këshillit të Lartë për Çështjet Islame, Z. Nawaf ibn Muhamed Al-Maawda, Ministër i Drejtësisë, Çështjeve Islame dhe Vakëfeve, Këshilltari Muhamed Abduselam, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Dijetarëve Muslimanë, Ambasadorja Riham Abdulhamid, Ambasadorja e Egjiptit në Mbretërinë e Bahreinit, dhe Z. Selman ibn Isa ibn Hindi Al-Manai, Guvernatori i Muharakut.
Konferenca mbahet nën kujdesin e Madhërisë së Tij, Mbretit Hamad ibn Isa Al Khalifa, Mbreti i Bahrejnit, dhe organizohet nga Al-Az’hari, Këshilli i Lartë për Çështjet Islame në Bahrejn dhe Këshilli i Dijetarëve Muslimanë.
Më shumë se 400 personalitete, përfshirë dijetarë, udhëheqës fetarë, autoritete islame, intelektualë dhe studiues nga mbarë bota, do të marrin pjesë në këtë konferencë. Ky event është përgjigje ndaj thirrjes së Shejkhut të Al-Az’harit, e cila u bë gjatë Konferencës së Dialogut Lindje-Perëndim në Bahrejn, në nëntor të vitit 2022, për të forcuar çështjet islame dhe unitetin e muslimanëve.
(officialazhareg)