Myftiu i Shkodrës mori pjesë në pritjen e festës kombëtare të Shtetit të Kuvajtit

Myftiu i Shkodrës mori pjesë në pritjen e festës kombëtare të Shtetit të Kuvajtit

Myftiu i Shkodrës mori pjesë në pritjen e festës kombëtare të Shtetit të Kuvajtit

Mbrëmjen e së mërkurë, më 19 shkurt 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë me rastin e 64 vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe 34 vjetorit të Ditës së Çlirimit së Shtetit të Kuvajtit.

Në krye të herës, Myftiu Sytari uroi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit të Shqipëri, Sh.T.Z. Adnan Al-Ghunaim, festat kombëtare të Shtetit të Kuvajtit dhe njëkohësisht e falënderoi për kontributet e çmuara, institucionet dhe bamirësit kuvajtianë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në qytetin e Shkodrës dhe në mbarë trojet shqiptare.

Shteti i Kuvajtit është një vend i pasur në Gadishullin Arabik, i themeluar në vitin 1961 dhe i njohur për kontributin e tij në ndihmën humanitare dhe zhvillimin global. Përmes organizatave të ndryshme dhe fondacioneve bamirëse, Kuvajti ka ndihmuar shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, në ndërtimin e shkollave, spitaleve, dhe mbështetjen e projekteve sociale dhe fetare.

Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e sa të përsëritur për institucionet dhe bamirësit e shumtë të Shtetit të Kuvajtit, të cilët në këto 35 vite kanë dhënë një kontribut të çmuar në rimëkëmbjen e infrastrukturës së jetë fetare, kulturore, bamirëse dhe sociale në qytetin e Shkodrës.