Xhamia Alimetaj zbukurohet në prag të muajit të Begatë të Ramazanit

Xhamia Alimetaj zbukurohet në prag të muajit të Begatë të Ramazanit

Xhamia Alimetaj zbukurohet në prag të muajit të Begatë të Ramazanit

Fryma e begatë e parapërgatitjes për pritjen e muajti të Madhërueshëm të Ramazanit është në vetvete një mirësi e madhe nga Zoti i gjithësisë, i Cili na tërheq drejt mëshirës dhe faljes së Tij edhe nëpërmjet përgatitjes tonë për pritjen e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Gjithandej në xhami të ndryshme dhe në shtëpitë e besimtarëve shihen përgatitjet për ta pritur si duhet muajin e Begatë të mëshirës dhe faljes.

Edhe në xhaminë e fshatit Alimetaj, nën drejtimin e imamit të saj, H. Lulzim Beqiri, këshillit të xhamisë dhe besimtarëve po punohet për lyerjen, pastrimin dhe zbukurimin e xhamisë në prag të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Patjetër, që mirëmbajtja e xhamive është porosi kur’anore dhe traditë e Pejgamberit tonë (a.s), dhe angazhim i përhershëm i besimtarëve, që zemrat i kanë të lidhura pas shtëpive të Allahut.

Kjo traditë e bukur e trashëguar ndër shekuj në mesin e  besimtarëve shkodranë, por jo vetëm, në prag të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit është sinjali më i mirë për të gjithë besimtarët dhe komunitetin mbarë, që një muaj i madhërueshëm po vjen dhe siç përkujdesemi për pamjen e jashtme të xhamive tona, ashtu duhet të përkujdesemi edhe për të brendshmen e zemrave tona, dhe përgatitjen e duhur për ta pritur muajin e Madhërueshëm të Ramazanit me pendim, kthim nga dyert e Allahut (a.xh) dhe drejtim nga dashnia dhe mëshira e Tij.

Myftinia Shkodër falënderon besimtarët bujarë të zonës së Anës së Malit për kontributet e tyre të vazhdueshme për mirëmbajtjen e xhamive, për sistemimin e oborreve, për lyerjen dhe frymën e përkushtimit të dëshmuar ndaj besimit dhe traditave islame ndër shekuj.