Myftiu i Shkodrës: “Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj”

Myftiu i Shkodrës: “Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj”

Myftiu i Shkodrës: “Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj”

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë ditën e sotme, më 20 shkurt 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari trajton problematikën e marrëdhënieve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve të tyre.

Myftiu i Shkodrës tërheq vëmendjen, se në shumë vende në Kur’anin Famëlartë përmendet thirrja: “Ja bunejja” (O biri im!).Në këtë kontekst, Myftiu Sytari sjell rastin e Hazreti Lukmanit (a.s) me të birin, Hazreti Nuhin (a.s) me të birin, Hazreti Daudin (a.s), Ibrahimin (a.s) me të birin Ismailin (a.s), etj, ku vë theksin te rëndësia që ka përkujdesja e prindit për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijën, duke e kuptuar atë dhe duke i dhënë mundësi për t’u shprehur, duke u bërë i dashtur dhe i besueshëm për fëmijën.

Myftiu vë në dukje përhapjen e fenomenit të konsumimit të duhanit, por jo vetëm, nga moshat e reja dhe prishjen e fjalorit në komunikim, sidomos në moshat e reja, djem dhe vajza. Dhe në këtë kontekst i tërheq vëmendjen prindërve, që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe mos lejojnë që fëmijët të infektohen nga thirrje dhe ide, që i largojnë nga trashëgimia dhe tabani qytetar.

Ndërkaq, Myftiu Sytari tërheq vëmendjen e një fenomeni tjetër që është krijimi i varësisë së fëmijëve ndaj rrjeteve sociale dhe pajisjeve elektronike, ku thekson se detyra e prindërit është të flasë me fëmijën e tij, të gjejë mënyra për të komunikuar, siç Pejgamberi (a.s) në shumë vende na tregon se si komunikonte me fëmijët, duke iu referuar rastit të Hazreti Hasanit (r.a), të cilin e kishte marrë një ditë në krahë, në minberin e xhumasë, ku thoshte për të: “Ky djali im është zotëri!”.

Në fund të mesazhit,  Myftiu u lut që Allahu i Madhëruar të na ruajë fëmijët tanë dhe të na bëjë ne si prind të përgjegjshëm për fëmijët tanë.

Këtu mund ta ndiqni mesazhin e plotë: