“Ramazan Mubarek!” – Me urimin e këtij muaji të Begatë shpërndahen edhe materialet e Ramazanit

“Ramazan Mubarek!” – Me urimin e këtij muaji të Begatë shpërndahen edhe materialet e Ramazanit

“Ramazan Mubarek!” – Me urimin e këtij muaji të Begatë shpërndahen edhe materialet e Ramazanit

Paraditen e së xhumasë, më 28 shkurt 2025, Myftinia Shkodër përmes sektorit të rinisë organizoi aktivitetin: “Ramazan Mubarek!” duke shpërndarë për kalimtarët materiele të ndryshme për muajin e Begatë të Ramazanit.

Aktiviteti u zhvillua në sheshin bri xhamisë së Parrucës, ku kalimtarë të ndryshëm morën si dhuratë, librin “Ramazani, muaji i rimëkëmbjes”, broshurën “Një fjalë nga Hz. Muhammedi (a.s) për çdo ditë të agjërimit tënd..”, kalendarin e Ramazanit, gazetën Udha Islame, etj.

Myftinia Shkodër falënderon të rinjtë dhe të rejat, të cilët morën pjesë në këtë aktivitet me vlerë dhe dobi për njerëzit dhe i uron të gjithëve: Me zemër të mirë muajin e Begatë të Ramazanit. Agjërim të lehtë dhe të pranuar tek Allahu i Madhëruar!