NJOFTIM PËR FITËR BAJRAMIN 1446/2025

NJOFTIM PËR FITËR BAJRAMIN 1446/2025

Myftinia Shkodër lajmëron të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë në lidhje me organizimin e Fitër Bajramit, si vijon:

Duke marrë në konsideratë paqëndrueshmërinë e motit, si dhe punimet e ndryshme që po zhvillohen në sheshin e Fushë Çelës, edhe në sheshin e Parrucës, Myftinia Shkodër udhëzon, që falja e Fitër Bajramit për këtë vit, e diel, më 30 mars 2025, të zhvillohet në të gjitha xhamitë e qytetit, sipas këtij programi:

E diel | 30 mars 2025 – Fitër Bajrami

PROGRAMI:

Falja e namazit farz të sabahut në orën: 6.00.

Ligjërata nga imamët përkatës deri në faljen e namazit të Bajramit.

Falja e namazit të Fitër Bajramit në orën: 7.15.

Pritja e Fitër Bajramit për institucionet, të interesuarit dhe besimtarët zhvillohet në xhaminë e Parrucës nga ora: 9 – 10.30

_______________________________________

Myftinia Shkodër ju uron:

Me zemër të mirë Fitër Bajramin! Ramazan të pranuar, me agjërim dhe adhurime!