Pasdrekën e së xhumasë, më 6 janar 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, diskutoi me një grup imamësh teologë programin e aktiviteteve të larmishme, me rastin e përkujtimit të 10 vjetorit të inaugurimit të xhamisë së re të Parrucës.
Myftiu theksoi se aktivitetet në fjalë janë pjesë e shfaqjes së mirënjohjes dhe falënderimeve komunitare ndaj All-llahut të Madhëruar, që e mundësoi që Parruca ta ketë këtë xhami të bukur, si simbol shekullor i Islamit dhe si dëshmi e identitetit islam të kësaj lagjeje të vjetër të Shkodrës.
Ai theksoi se programi do të ndërthurë vase dhe hytbe të përjavshme, ku do të angazhohen imamët teologë, sipas një kalendari të planifikuar më parë.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për detajet e Konferencës së 6-të të përvitshme të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës, për të cilën do të zhvillohet një takim i dytë brenda kësaj jave.