Myftinia Shkodër dhe Fondacioni “Mirësia”, marrëveshje e re bashkëpunimi

Myftinia Shkodër dhe Fondacioni “Mirësia”, marrëveshje e re bashkëpunimi

Ditën e martë, më 8 prill 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim pune në Fondacionin “Mirësia”, Tiranë ku u prit nga drejtori i saj, z. Korab Kaja.

Gjatë takimit Myftiu shprehu mirënjohjen dhe vlerësimet e tij për bashkëpunimet e shumta, që Myftinia Shkodër ka me Fondacionin “Mirësia” ndër vite, ku vuri theksin te roli i madh i xhamive dhe qendrave kulturore, që në bashkëpunim janë ndërtuar në Zonën e Shkodrës, duke gjallëruar aktivitetin fetar dhe kulturor në Shkodër, Pukë, Tropojë, por jo vetëm, ku Fondacioni “Mirësia” ka realizuar disa prej projekteve të tij bamirëse.

Nga ana e tij, z. Korab Kaja shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë dhe theksoi se, bashkëpunimet e Fondacionit “Mirësia” me Myftininë Shkodër janë të kahershme dhe përgjatë viteve është dëshmuar fryma e vëllazërisë dhe e bashkëpunimit të sinqertë në interes të përbashkët.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe marrëveshja për ngritjen e Qendrës së re social kulturore në fshatin Mjedë, Bashkia Vau Dejës, me ç’rast Myftiu i Shkodrës theksoi se, ceremonia simbolike e gurëthemelit të kësaj qendre të re, zhvilluar me datën 5 shkurt 2025, ishte një myzhde e shumëpritur nga besimtarët e asaj zone dhe Myftininë Shkodër.

Poashtu u nënshkrua edhe marrëveshja për ndihmën që Fondacioni “Mirësia” do të japë për Myftininë Shkodër në kuadër të ngritjes të një qendre kulturore pranë xhamisë Bardhaj me qëllim gjallërimin e aktivitetit fetar në atë fshat.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.