
Veprimtari ekskursioni në Tiranë më nxënësit e mejtepit të xhamisë Mes-Myselim
Ditën e shtunë, më 12 prill 2025, me mbështetjen e Myftinisë Shkodër dhe të xhematit të xhamisë së fshatit Mes-Myselim, Njësia Administrative Postribë, u organizua një veprimtari ekskursioni dhe shëtitje në Tiranë me fëmijët e kurseve/mejtepit fetar të kësaj zone me moton: “Të mësojmë dhe të argëtohemi”, me qëllim njohjen dhe afrimin e tyre me historinë dhe vlerat fetare islame të kryeqytetit.
Përpara nisjes, ata u përshëndetën nga drejtuesi i arsimit në Myftininë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili në këshillën e tij i nxiti për të përfituar sa më shumë nga ky udhëtim, si në aspektin kulturor ashtu edhe atë shpirtëror.
Gjatë ekskursionit, nën kujdesin e imamit dhe mësuesit të tyre, H. Fatmir Sula ata vizituan disa prej xhamive më të rëndësishme të Tiranës, si xhaminë e madhe Namazgja dhe xhaminë shekullore Ethem Beu, ku mësuan rreth historisë dhe rolit të tyre, që kanë luajtur në jetën fetare dhe sociale te besimtarët.
Nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë shpjegime nga imamët dhe të njihen me historikun e kulteve më të rëndësishme islame në vend.