Takim pune mbi ecurinë e dosjes së Haxhit 1446 | 2025

Takim pune mbi ecurinë e dosjes së Haxhit 1446 | 2025

Takim pune mbi ecurinë e dosjes së Haxhit 1446 | 2025

Paraditen e së martës, më 29 prill 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune mbi ecurinë e regjistrimeve dhe parapërgatitjeve për Haxhin 1446 | 2025.

Në takimin e zhvilluar me regjistruesin, z. Blendi Alushi dhe dy murshidët e grupit të Shkodrës të këtij viti, H. Altin Nikshiqi dhe H. Ylber Rupa, Myftiu theksoi se është mirësi e madhe rritja e numrit të haxhilerëve shkodranë nga viti në vit.

Myftiu tha se, shërbimi ndaj haxhilerëve është një përgjegjësi e madhe para Zotit dhe para njerëzve, dhe njëkohësisht është imazhi i Myftinisë Shkodër përpara besimtarëve, qytetit, por jo vetëm.

Myftiu vuri theksin tek parapërgatitjet për trajnimin e haxhilerëve të këtij viti dhe zhvillimin e disa aktiviteteve në shërbim të tyre, në prag të nisjes për vendet e shenjta.

Nga ana e tyre, murshidët theksuan se, përzgjedhja e tyre për këtë shërbim nderi është vlerësim i madh dhe përgjegjësi, që duhet shpërblyer me përkushtim maksimal.

Murshidët dhanë mendimet e tyre të dobishme në lidhje me zhvillimin e disa aktiviteteve shtesë dhe programin e trajnimit të haxhilerëve të këtij viti.