Njoftim lidhur me hapjen e xhamisë së Plumbit

Njoftim lidhur me hapjen e xhamisë së Plumbit

Myftinia Shkodër njofton opinionin publik, sa vijon:

* Ditën e enjte, më 8/5/2025, ora: 13.00, nis ceremonia protokollare e përurimit të punimeve prag të restaurimit të plotë të xhamisë së Plumbit.

* Ceremonia në fjalë bëhet në koherencë me përurimin e dhjetëra projekteve të ngjashme, që Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes, kryen paralelisht në disa vende të botës.

* Ceremonia simbolike e prerjes së shiritit, kulmon me fjalën e Presidentit të Republikës së Türkiyes, ShTZ. Rexhep Tajjip Erdogan.

* Pas kësaj ceremonie protokollare, xhamia do të kalojë në një fazë tre javore kontrollesh dhe ndërhyrjesh, që do e mbajnë të mbyllur për masën e besimtarëve dhe vizitorët e ndryshëm.

* Hapja solemne e xhamisë së Plumbit, do të jetë ditën e xhuma, më 30/5/2025, kur edhe do të bëhet hapja masive e saj dhe organizimi i faljes së xhumasë së parë, pas procesit të restaurimit dhe transformimit të saj.