Myftiu i Shkodrës priti në vizitë Atasheun turk për Çështjet Fetare

Myftiu i Shkodrës priti në vizitë Atasheun turk për Çështjet Fetare

Myftiu i Shkodrës priti në vizitë Atasheun turk për Çështjet Fetare

Ditën e enjte, më 8 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari priti në një takim kortezie Atasheun për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turkijes në Tiranë, z. Adem Gerlegiz.

Gjatë këtij takimi Myftiu Sytari i uroi mirëseardhjen Atasheut turk në Shkodër dhe e falënderoi atë për bashkëpunimet e ndryshme ndër vite, që janë bërë shkak për gjallërimin e jetës fetare islame në qytetin e Shkodrës.

Myftiu i Shkodrës theksoi, se bashkëpunimet tona duhet të forcohen dhe të rriten dita-ditës në vazhdën e historisë sonë të përbashkët dhe kontributeve të përhershme ndër shekuj.

Myftiu u ndal veçanërisht te ceremonia protokollare e përurimit të xhamisë së Plumbit, që zhvillohet ditën e sotme, ku shprehu falënderimet më të përzemërta dhe të thella për shtetin turk dhe Presidentin e tij, ShTZ. Rexhep Tajip Erdogan .

Njëkohësisht theksoi, se kjo është dëshmi e gjallë e vëllazërisë shekullore ndërmjet dy popujve dhe se xhamia e Plumbit siç ka qenë simbol i rimëkëmbjes fetare në qytetin e Shkodrës dhe në mbarë Shqipërinë do të vazhdojë të ketë këtë pozitë, dhe nga ky moment do të jetë një qendër e shtuar kulturës dhe traditës islame edhe për vizitorët e shumtë, që vinë në vendin tonë.

Nga ana e tij, Atasheu Adem Gerlegiz shprehu falënderimet e tij për mikpritjen e Myftiut dhe theksoi se bashkëpunimet tona do të vazhdojnë në fusha të ndryshme, si atë të botimeve, aktiviteteve të përbashkëta, sidomos në ngjarjet e shënuara fetare, vizitave, etj.

Me rastin e kësaj vizite, Atasheu turk solli edhe një kontingjent librash fetarë, që i shërbejnë kurseve të ndryshme fetare, që Myftinia Shkodër ka në xhamitë e shumta të saj.

Takimi vijoi me biseda të ndryshme me interes të përbashkët.