Nxënëse nga Shkodra fitojnë çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Kur’anit Famëlartë

Nxënëse nga Shkodra fitojnë çmime në Konkursin e Kur’anit Ndërkombëtar

Nxënëse nga Shkodra fitojnë çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Kur’anit Famëlartë

Në Prishtinë, ditën e diel, më 11 maj 2025 me një ceremoni përmbyllëse, përfunduan Garat Ndërkombëtare të Kur’anit Famëlartë.

Kjo ceremoni u përmbyll me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse.

Në këtë ngjarje, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin me Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, duke e vlerësuar lart çdo aspekt të organizimit të kësaj ngjarjeje.

Këtë ceremoni solemne e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe imami i Qabesë, Shejkh Dr. Bender Belila, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalim përshëndetës.

Në fund të ceremonisë u ndanë çmimet për tri vendet e para në pesë kategoritë pjesëmarrëse, për të dy gjinitë.

Shtatë nxënëse të mejtepeve fetare pranë xhamive të Shkodrës që ishin nën kujdesin e dy mësuesve Emine Alushi (Nasufi) dhe Ardit Ulqinaku, disa prej të cilave janë edhe nxënëse të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e vajzave, dhe që ishin pjesë e grupit finalist të përzgjedhur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, fituan dy çmime në kategorinë e leximit të Kur’anit Famëlartë.

Halime Zaja u vlerësua me çmimin e dytë, ndërsa Merjem Ulqinaku me çmimin e tretë.

Ceremonia e Konkursit e Kur’anit Ndërkombëtar që u zhvillua nga data 8-11 maj 2025 e u përmbyll me një recitim të bukur të ajeteve të Kur’anit Famëlartë nga Imami i Qabesë, Shejkh Dr. Bender Belila.