Myftiu i Shkodrës zhvilloi një takim pune në “Qatar Charity”

Myftiu i Shkodrës zhvilloi një takim pune në “Qatar Charity”

Myftiu i Shkodrës zhvilloi një takim pune në “Qatar Charity”

Ditën e martë, më 13 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari takoi drejtorin e “Qatar Charity”, z. Mahmud Shakir me të cilin bashkëbisedoi rreth disa çështjeve me interes të përbashkët.

Në krye të herë, Myftiu Sytari falënderoi përpjekjet e vazhdueshme të z. Shakir për mbarëvajtjen e ecurisë së projektit të xhamisë së re të lagjes Tophanë, projekt i cili po zhvillohet prej kohësh dhe pritet që brenda afateve të paracaktuar t’i dorëzohet Myftinisë Shkodër.

Myftiu Sytari vuri theksin edhe te disa projekte që Myftinia Shkodër lobon për realizimin e tyre prej disa vitesh, ku në krye të tyre qëndron domosdoshmëria e ngritjes së kompleksit të ri islam në lagjen Rus, për të cilin theksoi se, akoma sot ka disa pengesa të pakuptimta dhe thuajse të patolerueshme, që mbajnë peng vakëfin legjitim dhe dëshirën e kahershme të muslimanëve të Rusit për pajisjen e lagjes së tyre me xhaminë e re.

Ai theksoi se, lagjja Rus ka një simbolikë të veçantë për muslimanët e Shkodrës, sepse lidhet me emrin e nderuar të Hfz. Sabri Koçit dhe simbolikën e rimëkëmbjes së vakëfeve dhe xhamive në përgjithësi.

Poashtu, u diskutua edhe për disa tematika me shumë rëndësi me interes të përbashkët për Myftininë Shkodër dhe “Qatar Charity”.