Myftiu i Shkodrës priti në një takim të përzemërt imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë

Myftiu i Shkodrës priti në një takim të përzemërt imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë

Myftiu i Shkodrës priti në një takim të përzemërt imamin e Qendrës Islame Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë

Paraditen e së xhumasë, më datë 23 maj 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt të nderuarin H. Rexhep ef. Sulejmani, imam i Qendrës Islame Shqiptare në Shtutgart të Gjermanisë.

Gjatë takimin të përzemërt, Myftiu Sytari shprehu falënderimet e tij për këtë vizitë bujare të imamit të nderuar, H. Rexhep ef. Sulejmani, së bashku me një grup studentesh universitare, që po zhvillojnë një vizitë disa ditore në Shqipëri dhe që sot në këtë ditë të begatë të xhumasë përzgjodhën Shkodrën si stacion kryesor të kësaj vizite.

Myftiu falënderoi kontributin e imamit të nderuar, H. Rexhep ef. Sulejmani në Shtutgart të Gjermanisë, sikurse falënderoi atë, që në vitet e para të rimëkëmbjes së thirrjes islame në Shqipëri ishte në mesin e imamëve dhe teologëve, të cilët erdhën në vendin tonë për të dhënë kontributin e tyre në ringjalljen e mësimeve të besimit dhe fesë islame, ku kontributin më të madh e dha në qytetin e Beratit.

Nga ana e tij, imami i Qendrës Islame Shqiptare në Shtutgart, H. Rexhep ef. Sulejmani, shprehu kënaqësinë e tij të madhe për këtë vizitë në qytetin e Shkodrës, sikurse falënderoi Myftiun Sytari për ftesën bujare, që në ditën e sotme të ligjërojë nga minberi i xhamisë së Parrucës dhe të japë mesazhet e tij për besimtarët e Shkodrës.

Takimi i përzemërt vijoi me biseda vëllazërore me interes të përbashkët.

Pas vizitës në Myftininë e Shkodrës, i nderuari H. Rexhep ef. Sulejmani mbajti hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës dhe pastaj në shoqëri të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe drejtorit të Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, vizitoi edhe kompleksin më të ri islam të Shkodrës, atë të xhamisë së Plumbit.