Paraditën e së mërkurës, më 25 janar 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim në terren për të parë nga afër gjendjen e punimeve për xhaminë e re në fshatin Shtuf, Ana e Malit.
Punimet për xhaminë e re të Shtufit nisën gjatë Ramazanit të kaluar, falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).
Sot, pjesa kryesore e punimeve për xhaminë e re është kryer, ndërkohë pritet që shumë shpejt të nisë faza përfundimtare e punimeve të brendshme.