Kursi veror 2025 në Qendrën Kulturore Oblikë, një traditë e bukur që vazhdon

Kursi veror 2025 në Qendrën Kulturore Oblikë, një traditë e bukur që vazhdon

Kursi veror 2025 në Qendrën Kulturore Oblikë, një traditë e bukur që vazhdon

Në fillim të kësaj jave në Qendrën Kulturore, pranë xhamisë Oblikë ka nisur shkolla/kursi veror 2025, me pjesëmarrësit e rreth 60 nxënësve (djem dhe vajza) të moshave të ndryshme, 6-17 vjeç.

Në vargun e veprimtarive që zhvillohen në këtë Qendër me fëmijët e kurseve, përveç mësim-edukimit është edhe zbavitja dhe argëtimi më lojëra të ndryshme, ku shfrytëzohen mundësitë për të kaluar orë të gëzueshme, për të luajtur e për të ngrënë së bashku.

Ambientet brenda dhe jashtë Qendrës mundësojnë hapësirë të gjerë dhe një larmi veprimtarish sportive si: vrapime, shah, volejboll si dhe ushtrime arti, aktrime, inovacion/vizatime, workshop, etj.

Në këtë kurs veror që organizohet nga Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit, mori pjesë, të xhumanë e 20 qershorit 2025, drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, për të nga afër zhvillminin e plan-programit të kësaj shkolle verore, i cili gjatë takimeve dhe bisedave me grupet e nxënësve, falënderoi mësuesen znj. Kimete Elezi, për punën dhe përkushtimin e saj të vyer, gjatë gjithë procesit mësimor të kursit, si dhe prindërit të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.

Gjithashtu, drejtuesi i arsimit, teologu Halluni, falënderoi edhe animatoret vullnetare, të cilat bashkëpunojnë në mbarëvajtjen e këtij kursi veror duke zbavitur fëmijët me lojëra dhe veprimtari të ndryshme.

Në fund, teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, që do jenë pjesë e këtij aktiviteti për disa javë në Qendrën Kulturore Oblikë.