Në xhaminë e fshatit Trush u përkujtua Mevludi Sherifë

Në xhaminë e fshatit Trush u përkujtua Mevludi Sherifë

Në xhaminë e fshatit Trush u përkujtua Mevludi Sherifë

Ditën e diel paradreke, më 7 shtator 2025, në xhaminë e fshatit Trush u zhvillua aktiviteti i përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Pejgamberit (a.s) – Mevludi Sherifë.

Në këtë përkujtim të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), krahas besimtarëve të shumtë të fshatit Trush morën pjesë edhe besimtarë të fshatrave të tjera të zonës.

Nga Myftinia Shkodër ishte i pranishëm H. Besim Barbullushi, imam i xhamisë Rus, H. Jetmir Braqi, imami i xhamisë së fshatit Trushit, të cilët mbajtën nga një bisedë dhe ligjëratë të dobishme dhe me vlerë rreth cilësive të Pejgamberit (a.s) dhe rëndësisë, që ka përkujtimi i kësaj dite të madhe për mbarë muslimanët e botës, si dhe H. Vullnet Pishtari, imam i xhamisë Vukatanë dhe H. Elsamet Tula, imam i xhamisë Golem.

Në vijim të programit, u kënduan pjesë nga Mevludi Sherifë, salavate, dua-lutje, ilahi, etj.