Njoftim – Eklipsi i Hënës
Për shkak se, sonte parashikohet se do të ndodhë eklipsi i Hënës, Myftinia Shkodër, njofton se pas namazit të jacisë (ezani i jacisë në orën 20:39) do të falet në xhaminë e Parrucës namazi i eklipsit, i cili sipas traditës së Pejgamberit (a.s) është sunet të falet dy rekatë namaz në kësi rastesh, ku ka thënë:
“Ato të dyja (dielli e hëna) janë dy shenja prej shenjave të Allahut, nuk eklipsohen me vdekjen apo lindjen e askujt, prandaj kur t’i shikoni ngrihuni në namaz!” – (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
