Këshilla zemre për imamët e Shkodrës

Këshilla zemre për imamët e Shkodrës

Këshilla zemre për imamët e Shkodrës

Ditën e martë, më 18 nëntor 2025, Myftinia Shkodër organizoi një seminar për imamët e qytetit dhe të fshatit, ku i ftuar ishte Dr. Ibrahim Matar, intelektual, përkthyes dhe shkrimtar nga Damasku i Sirisë.

Në krye të herës Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, pasi falënderoi mikun e shtrenjtë për përgjigjen e ftesës dhe praninë e tij në mesin e imamëve të Shkodrës, theksoi se takime të tilla janë një ushqim për zemrën, mendjen dhe shpirtin e gjithësecilit.

Myftiu theksoi se prania e një intelektuali, shkrimtari dhe thirrësi islam që ka kaluar të 80-tat mbi supe, përveçse përgjegjësi është edhe një tërheqje vëmendjeje për gjithësecilin prej të pranishmëve, për respektimin e kohës, për vlerësimin e mikut dhe për ndarjen nga egoizmi dhe mendjemadhësia.

Në ligjëratën e mbajtur përpara imamëve të pranishëm, Dr. Ibrahim Matar, vuri theksin tek bazat e bashkëpunimit dhe komunikimit në mesin e thirrësve islamë dhe imamëve, si dhe rregullat e zhvillimit me sukses të thirrjes islame me këdo dhe në çdo kohë.

Profesor Ibrahim Matar dha disa këshilla me vlerë për imamët e pranishëm dhe nëpërmjet mesazheve të shumta gjatë ligjërimit të tij, vuri theksin tek sinqeriteti që duhet të ketë imami dhe prijësi fetar në marrëdhënien e tij me Zotin e gjithësisë, në mënyrë që çdo hap i tij në këtë aktivitet të jetë i matur, i mirëpeshuar dhe në ekuilibër me kënaqësinë dhe pëlqimin e Zotit të gjithësisë.

Seminari vijoi me pyetje të ndryshme nga imamët e pranishëm, që u plotësuan me përgjigje të urta të pedagogut të nderuar damasken.