Myftiu i Shkodrës vizitoi Myftininë e Tetovës

Myftiu i Shkodrës vizitoi Myftininë e Tetovës

Myftiu i Shkodrës vizitoi Myftininë e Tetovës

Ditën e mërkurë, më 26 nëntor 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë vëllazërore në Myftininë e Tetovës, ku u prit nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver Xhemaili.

Pas pritjes së ngrohtë në selinë e Myftinisë së Tetovës, dy myftilerët e nderuar, u shprehën përpara mediave me rastin e kësaj vizite duke vlerësuar frymën bashkëpunuese mes dy institucioneve dhe vullnetin për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimeve në të ardhmen.

Myftiu Sytari u shpreh, duke thënë: “Është kënaqësi shumë e madhe takimi sot, në Myftininë e Tetovës me vëllain tim të shtrenjtë dhe mikun e vjetër, Myftiun e Tetovës, Dr. Selever Xhemaili.

Me ftesën e tij bujare, do të marrim pjesë bashkërisht në një aktivitet, i cili hedh dritë mbi rolin dhe kontributin e hoxhallarëve, por jo vetëm në çështjen kombëtare.

Si të thuash, sot jemi për çështjen tonë të përbashkët islame dhe kombëtare, si dhe për të përçuar disa mesazhe, që na interesojnë të gjithëve, drejt forcimit të harmonisë, vëllazërisë, bashkëpunimit dhe ruajtjes së ekuilibrave të kësaj vëllazërie që kemi me njëri-tjetrin.”

Ndërsa, Myftiu Xhemaili u shpreh: “Falënderoj Myftiun e Shkodrës, të nderuarin Muhamed ef. Sytari, që gjeti kohë t’i përgjigjet ftesës tonë, që të jetë mysafiri ynë këtu në Tetovë, në Myftininë e Tetovës, me një nijet që të zhvillojmë një aktivitet të përbashkët që do të mbahet sonte, pas namazit të jacisë në xhaminë e Kallnikut.

Ky është një aktiviteti, siç e tha edhe Myftiu, i ndërlidhur me çështjen fetare dhe me atë kombëtare.

Por, sot unë kisha nderin ta mirëpres në zyrën e Myftinisë, Myftiun e nderuar, ku kaluam disa çaste të bukura, duke biseduar rreth aktiviteteve dhe bashkëpunimit të ndërsjellët dhe duke shpalosur edhe idetë e programeve të përbashkëta, që do të realizojmë bashkërisht si Myfitini e Tetovës dhe Myftini e Shkodrës.”

Më pas, takimi vëllazëror, vijoi me bashkëbisedimin e ngrohtë dhe të përzemërt, ku në fund u shkëmbyen edhe dhuratat simbolike.

Të dy myftilerët e nderuar, të shoqëruara me bashkëpunëtorët e tyre, falën namazin e akshamit në xhaminë e vjetër dhe me histori të madhe të Tetovës, në xhaminë e Larme, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili pas namazit përshëndeti xhematin e pranishëm me disa këshilla me vlerë dhe dobi.