“Të mësojmë dhe të argëtohemi”, aktivitet sportiv-edukativ për nxënësit e mejtepeve Bahçallëk dhe Ajasëm

“Të mësojmë dhe të argëtohemi”, aktivitet sportiv-edukativ për nxënësit e mejtepeve Bahçallëk dhe Ajasëm

“Të mësojmë dhe të argëtohemi”, aktivitet sportiv-edukativ për nxënësit e mejtepeve Bahçallëk dhe Ajasëm

Paradreken e të shtunës, më 24 janar 2026, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, zhvilloi një aktivitet sportiv-edukativ mes nxënësve të mejtepeve/kurseve fetare të xhamive Bahçallëk dhe Ajasëm, me synimin për të nxitur frymën e vëllazërisë dhe zhvillimit të shëndetshëm fizik e shpirtëror tek të rinjtë.

Ky aktivitet me moton: “Të mësojmë dhe të argëtohemi” u përshëndet nga drejtuesi i arsimit në Myftininë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili falënderoi nxënësit për pjesëmarrjen e tyre aktive dhe përkushtimin e treguar në këtë veprimtari sportive. Ai theksoi se ky aktivitet ka për qëllim jo vetëm vlerën edukative, por edhe atë argëtuese e zbavitëse, duke e bërë mësimin më të dashur dhe më të afërt për nxënësit.

Teologu Halluni falënderoi edhe imamët dhe mësuesit e dy xhamive, Bahçallëk dhe Ajasëm, H. Ademir Xama dhe H. Agron Kastrati, për angazhimin dhe kontributin e tyre të vyer në organizimin dhe zhvillimin e përbashkët të kësaj veprimtarie edukative dhe argëtuese.

Më pas, fëmijët të ndarë në grupe zhvilluan disa ndeshje futbolli në formatin mini-futboll, duke krijuar një atmosferë sportive, dinamike dhe plot entuziazëm e kënaqësi.