“Sakrificat e dijetarëve të hadithit ndër shekuj”, ligjërata me dobi në xhaminë e Parrucës

"Sakrificat e dijetarëve të hadithit ndër shekuj", ligjërata me dobi në xhaminë e Parrucës

“Sakrificat e dijetarëve të hadithit ndër shekuj”, ligjërata me dobi në xhaminë e Parrucës

Në vazhdën e ciklit të aktiviteteve me këshilla dhe mesazhe në atmosferën e begatët të Tre Muajve të Mirë, ditën e xhuma, më 23 janar 2026, pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër organizoi tribunën fetare të radhës.

I ftuar nderi ishte ligjëruesi, H. Dritan Rrahmani, imam në xhaminë Arrameras, Fushë-Krujë.

Aktiviteti u hap me fjalën e rastin nga teologu Ervil Kuçi, i cili falënderoi të pranishmit dhe imamin e nderuar për pranimin e ftesë nga Myftinia Shkodër për të ligjëruar në këtë cikël të dobishëm me ligjërata të ndryshme në dobi të besimtarëve.

 Më pas aktiviteti u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili vuri theksin tek rëndësia që kanë tubimet në të cilat muslimanët mblidhen për të mësuar dhe për t’u thelluar në dije, për të shtuar besimin dhe vlerat e harmonisë në mes vete.

Aktiviteti vijoi me ligjëratën e mbajtur nga H. Dritan Rrahmani, i cili ligjëroi rreth një teme shumë interesante që na merr për dore drejt vlerësimit të dijetarëve të hershëm dhe aktual të botës islame, të cilët janë përkushtuar përgjatë shekujve për ruajtjen dhe transmetimin me shumë fanatizëm dhe përkushtim të fjalëve të Dërguarit të Allahut, Hz. Muhammedit (a.s).

Në ligjëratën e tij, hoxha i nderuar solli shembuj nga jeta e të parëve, nga sahabët e Pejgamberit (a.s) tek korifenjtë e jurisprudencës islame dhe shkencës së hadithit, në shembullin e të cilëve gjejmë një përkushtim të jashtëzakonshëm, në kufijtë e të paimagjinueshmes, për të ruajtur dhe transmetuar me përpikmëri fjalët dhe udhëzimet e Hz. Muhammedit (a.s).

Me përfundimin e ligjëratës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari falënderoi hoxhën e nderuar për mesazhet plot dobi dhe solli në vëmendje disa këshilla dhe mesazhe nga dijetari i madh shqiptar, Hoxha i jonë, H. Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili ishte një njeri i madh i përkushtuar ndaj dijes dhe gjurmëve të të parëve, si dhe një kujdestar fisnik i studentëve të dijes islame, veçanërisht nga qyteti i Shkodrës.

Cikli i ligjëratave në atmosferën e prag Ramazanit do të vijojë edhe përgjatë javëve të ardhshme.