Myfti i Shkodrës ligjëroi në aktivitetin e Bashkësisë Islame në Ulqin, në prag të Ramazanit
Me ftesë të Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Ulqin të Malit të Zi, mbrëmjen e së dielës, më 18 janar 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mori pjesë në Tribunën Fetare, që u zhvillua në xhaminë e madhe të Pinjeshit, në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Në këtë mbrëmje fetare plot mirësi dhe bekim ishte planifikuar që ligjërues nderi të ishte Dr. Ferid Piku (Drejtor i Qendrës Minber), si dhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
Pas faljes së namazit të jacisë, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës, aktiviteti nisi me fjalën e rastit nga kryeimami i Ulqinit, Mr. Ali ef. Bardhi, i cili pasi uroi mirëseardhjen dy të ftuarve të nderuar, si dhe besimtarëve të shumtë të pranishëm në xhami, theksoi se tubime të tilla janë një mundësi e mirë për të ngrohur zemrat e besimtarëve në prag të muajit të begatë të Ramazanit.
Ndërkohë, dy ligjëruesit e nderuar dhanë mesazhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me përsosjen e adhurimit dhe përgatitjen e duhur me rastin e ardhjes së muajit të begatë të Ramazanit. U vu theksi te fakti, se muaji i madhërishëm i Ramazanit ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në përmirësimin e gjendjes emocionale, psikologjike dhe shpirtërore të besimtarëve muslimane.
Muaji i madhërishëm i Ramazanit është në shkollë e madhe adhurimi dhe një përmirësues çudibërës i jetës së gjithësecilit prej nesh.






