Në xhamitë e Shkodrës falet teravia e parë, duke shënuar fillimin e muajit të Begatë të Ramazanit 1447/2026

Në xhamitë e Shkodrës falet teravia e parë, duke shënuar fillimin e muajit të begatë të Ramazanit 1447/2026

Në xhamitë e Shkodrës falet teravia e parë, duke shënuar fillimin e muajit të Begatë të Ramazanit 1447/2026

Mbrëmjen e sotme, më 18 shkurt 2026, në të gjitha xhamitë e Shkodrës u fal namazi i parë i teravisë, duke shënuar kështu nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarë të shumtë iu drejtuan shtëpive të Zotit me zemra plot besim, përkushtim dhe shpresë, për të përjetuar nga afër atmosferën shpirtërore që sjell ky muaj i begatë.

Në shumë xhami të qytetit u regjistrua pjesëmarrje e madhe, ku ambientet u mbushën me besimtarë të të gjitha moshave.

Një atmosferë e veçantë u përjetua edhe në xhaminë e Parrucës, ku në emër të Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni mbajti një përshëndetje për besimtarët e pranishëm.

Në fjalën e tij, ai theksoi se Ramazani është muaj i mëshirës, faljes dhe afrimit me Allahun (xh.sh), duke i ftuar besimtarët që këtë stinë shpirtërore ta shfrytëzojnë për teube të sinqertë, përmirësim të vetes dhe forcim të lidhjeve familjare e shoqërore.