Bereqeti i muajit të Ramazanit gëzon 250 familje
Ditën e xhuma, më 20 shkurt 2026, Myftinia Shkodër përmes bashkëpunimit me Fondacionin “Mirësia” dhuruan për 250 familje pako ushqimore, me rastin e muajit të Begatë të Ramazanit.
Ky kontingjent ndihmash vjen falë mbështetjes dhe bashkëpunimit, që Fondacioni “Mirësia” ka me Shoqatën IHH në Turqi, të cila kishin zgjedhur Shkodrën për të realizuar këtë projekt bamirës me rastin e fillimi të muajit të Begatë të Ramazanit.
Fillimisht, në xhaminë e Kirasit, u shpërndanë 200 pako ushqimore për familjet me jetimë dhe pastaj 50 pako të tjera u shpërndanë pranë Qendrës Kulturore Oblikë.
Myftinia Shkodër falënderon donatorët bamirës dhe shpreh mirënjohje të veçantë për Fondacionin “Mirësia” dhe Shoqatën IHH në Turqi.




