Myftiu: “Të kujtojmë me respekt të kaluarit dhe të qëndrojmë besnik të tabanit!”

Myftiu “Të kujtojmë me respekt të kaluarit dhe të qëndrojmë besnik të tabanit!”

Myftiu: “Të kujtojmë me respekt të kaluarit dhe të qëndrojmë besnik të tabanit!”

Ditën e diel, më 18 Ramazan 1447, që përkon me 8 mars 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari prezantoi në faljen e namazit të jacisë dhe të teravisë në xhaminë e fshatit Oblikë, Njësia Administrative Ana e Malit.

Në prag të namazit të teravisë, Myftiu iu drejtua besimtarëve të pranishëm me një këshillë dhe mesazh në thelbin e të cilit ishte përkujtimi me respekt i të kaluarve prej hoxhallarëve, haxhilerëve, shërbyesve besnikë të xhamisë dhe të gjithë atyre besimtarë, prej të cilëve u dëshmua besimi, morali islam dhe ruajtja e trashëgimisë së pastër të kësaj feje ndër shekuj.

Myftiu theksoi se, përkujtimi i mirë i të kaluarve është një shtysë më tepër drejt ruajtjes me fanatizëm të tabanit shekullor islam në mesin tonë.

Gjatë këshillës së tij, Myftiu Sytari vuri theksin tek rëndësia që ka përkushtimi i muslimanëve në jetën e përditshme për të pastruar nijetin e veprave dhe të adhurimeve, për të dëlirësuar zemrën dhe për ta vendosur atë në sitën e besimit, dhe veçanërisht në sitën e këtij Muaji të Begatë të Ramazanit, ku përkushtimi drejt adhurimit është më i dukshëm dhe i pranishëm gjithandej në realitetet tona.

Myftiu u lut që ky Muaj i Begatë të jetë i pranuar për të gjithë besimtarët dhe ditën e ngelura të pjesës së tretë të tij të vinë si një mirësi drejt së cilës të gjithë vërshojnë për të përfituar më të mirën nga mëshira, bekimet dhe falja e Allahut të Madhëruar.