Thirrja e ezanit të akshamit të datës 26 maj 2017 lajmëroi ardhjen e muajit të begatë të Ramazanit për këtë vit, ndërsa salavati, që vinte nga minaretë e xhamisë së Parrucës i jepte dritë natës së parë të teravisë.
Fluksi i madh i besimtarëve në të gjitha xhamitë e Shkodrës në faljen e teravisë së parë, dëshmoi edhe një herë se shpirti i besimtarëve shkodranë është i lidhur fort me namazin dhe xhaminë.
E lusim Allahu e Madhëruar të na e bëjë këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, paqe, mirësi dhe begati për ne dhe për krejt besimtarët myslimanë shqiptarë dhe anekënd botës.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar tek Allahu (xh.sh)!