Ditën e martë, më 29 maj 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytarime një grup këshilltarësh, mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Me këtë rast, Myftiu ndau urimet e përzemërta të këtij Muaji me Kryetarin e KBI të Prizrenit, z. Besim Berisha dhe me imamë e thirrës islamë të Prizrenit, të pranishëm në këtë iftar bujar.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës theksoi ndër të tjera se: “Muaji Ramazan sjell përherë me vete sihariqin e takimit tonë dhe të sofrave të ndërsjellta të iftarit. Nuk ka prezantim më të mirë që mund të bëjmë para Evropës dhe mbarë botës, sesa me Islamin tonë të dëshmuar në vlera dhe harmoni në mes vete, si dhe në nxitjen e mëtejshme të frymës së besimit, moralit, dijes dhe vlerave tona shekullore kombëtare!”
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i dhuroi Kryetarit të KBI të Prizrenit librin e tij të ri “300 HADITHE”, me urimet më të mira me rastin e Muajit Ramazan 1439.