Paraditën e së shtunës, më 2 qershor 2018 Myftinia Shkodër dhuroi për shoqatën e invalidëve Para & Tetrapelgjikë, dega Shkodër 30 pako ushqimore për njerëzit në nevojë të kësaj shoqate.
Kryetari i shoqatës së invalidëve Para & Tetrapelgjikë, z. Saimir Beqiri falënderoi Myftininë e Shkodrës dhe veçanërisht Myftiun e Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, i cili iu përgjigj menjëherë thirrjes së tij për të ndihmuar këta njerëz në nevojë. Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e begatë të Ramazanit dhe agjërim të pranuar.
Në emër të Myftinisë Shkodër përshëndeti teologu Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave”, i cili tha se, është përherë emocion dhe përgjegjësi të ndihmosh njerëz të veçantë, të cilët në fakt e kemi për detyrë t’i ndihmojmë në çdo rast duke dëshmuar frymën e solidaritetit dhe harmonisë në komunitet.
Ai bëri thirrje besimtarëve dhe mbarë qytetarëve, por sidomos institucioneve të kontribuojnë për këtë kategori njerëzish, të cilët janë amanet dhe e kemi për borxh t’u gjendemi pranë.
Njëkohësit teologu Hamja përcolli edhe selamet dhe përshëndetjen e veçantë të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari për kryetarin e shoqatës së invalidëve Para & Tetrapelgjikë, dega Shkodër dhe për të gjithë të pjestarët e klsaj shoqate.