Imamët e Myftinisë Shkodër takim pune në prag të Kurban Bajramit 1439/2018

Paraditen e së martës, më 14 gusht 2018, imamët e Myftinisë Shkodër zhvilluan një takim pune në prag të Kurban Bajramit, ku trajtuan disa çështje të ndryshme rreth thirrjes islame dhe aktivitetit të përditshëm të imamit.

Në këtë takim të imamëve, diskutimi u përqendrua te festa e Kurban Bajramit, festa e madhe e muslimanëve, që këtë vit përkon me datën 21 gusht 2018, ditën e martë.

U diskutua programi i Kurban Bajramit, që do të zhvillohet në sheshin e Namazgjasë, bri xhamisë së Fushë Çelës, (xhamia “Ebu Bekër”), duke nisur me faljen e sabahut me xhematë, në orën 05.30, ligjëruesit e kësaj ceremonie, hatibi si dhe pritja tradicionale, që do të zhvillohet në xhaminë e Parrucës, më 21 gusht 2018, nga ora 9-11 paradite.

Në fund imamët u lutën, që haxhilerëve shkodranë, por edhe të gjithë haxhilerëve të botës, All-llahu tua pranojë Haxhin, lutjet dhe gjithë adhurimet e tyre.