Genova, 18 Gusht 2018
Po shpërndaj këtë reflektim ngushëllues dhe këtë lutje të sinqertë të imamit Dr. Muhammed Dachan, president i nderit i UCOII, në homazhet e bëra nga shteti italian në panairin e Gjenovës, për të përkujtuar dy nënshtetas shqiptarë me përkatësi fetare islame dhe të gjitha viktimat e rëna me rastin e shembjes së urës “Morandi”.
“Shembja e një ure qoftë ajo në formë fizike apo metaforike provokon gjithmonë dhimbje dhe shënon një humbje të rëndë për të gjithë njerëzimin.
Dhimbja është e pafund dhe ne ia besojmë Zotit lutjet tona për të gjitha viktimat, familjet e tyre, të plagosurit dhe të dëshpëruarit, por edhe për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë. Lutjet tona shkojnë edhe për të gjithë ata që kanë celebruar funeralet në mënyrë private.
Jemi afër të gjithë juve dhe kërkojmë prej Zotit, në Atë të Cilin mëshira e Tij e pafundme na ka mësuar vlerën e urave, me urën e parë simbolike me të cilën ka bashkuar midis mashkullit të parë dhe femrës së parë, duke krijuar kështu bashkimin e të gjithë njerëzimit për të na bërë të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona, kërkojmë nga Ai që të mirëpresë të gjithë shpirtrat e viktimave dhe të ngushëllojë familjarët e tyre.
Lutemi për Gjenoven: Do të dijë të ringrihet sërish me krenari, Gjenova jonë, e cila në gjuhën arabe do te thotë: “E bukura” dhe që është në zemrat tona.
Komunitetet islame të Gjenovës, të Ligurias dhe të Italisë në tërësi luten derisa paqja të jetë mbi të gjithë ju. Zoti e ruajt Italinë dhe italianët”.
(www.facebook.com/nader.akkad)
Përktheu nga italishtja dhe përshtati në shqip:
Ervil Kuçi