Me ftesë të xhamisë “Dituria” në Gjenevë të Zvicrës, ditën e dielë, më 2 dhjetor 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mori pjesë në aktivitetin e kësaj qendre islame shqiptare, me rastin e ditës së flamurit.
Aktiviteti u parapri nga përshlndetjet protokollare të bëra nga imami i xhamisë, Mr. Rijad Aliu, konsulli i Republikës së Kosovës në Gjenevë, z. Ramadan Avdiu dhe Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, Mr. Fehim Abazi.
Më pas, grupi i fëmijëve të xhamisë shfaqi një program me recitime e ilahi, që e zbukuruan tubimin.
U promovua edhe vepra e prof. dr. Nusret Pllana mbi genocidin serb në Kosovë, si dhe u shfaq një film me këtë rast.
Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës u paraqit me një referat, ku hodhi dritë mbi luftën e sistemit komunist kundër Islamit dhe muslimanëve, si dhe kontributin e hoxhallarëve për paralajmërimin e këtij rreziku për vendin dhe kombin.