Paraditën e së martës, më 19 shkurt 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, z. Zafer Kıyıcı, drejtor i Q.K. “Yunus Emre”, Shkodër.
Gjatë takimit, Myftiu falënderoi kontributin e Q.K. “Yunus Emre”, në drejtim të përhapjes së urave që lidhin dy popujt tanë, nëpërmjet aktiviteteve të larmishme, që mbushin sadopak boshllëqe të krijuara ndër vite në realitetet e shoqërisë tonë.
Poashtu vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta, si: trashëgimia kulturore e fetare, gjurmët osmane në traditat shqiptare, kontributet e intelektualëve tanë në fusha të ndryshme të dijeve orientale, etj.
Nga ana e tij, z. Kıyıcı, shprehu falënderimet për Myftininë e Shkodrës, sikurse bëri një prezantim të aktivitetit të Q.K. “Yunus Emre”, larmishmërisë së tij dhe planifikimit për periudhën në vijim.
Në fund, pas këmbimit të dhuratave simbolike, Myftiu dhe z. Kıyıcı shprehën vullnetin e takimeve të mëtejshme me dëshirën e bashkëpunimit të vazhdueshëm.