Paraditën e së hënës, më 11 mars 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt z. Irfan Kaca, Kryeimam i Bashkësisë Islame në Ostros (zona e Krajës), Mali i Zi.
Gjatë takimit vëllazëror, Myftiu u interesua për bashkësinë e muslimanëve shqiptarë në zonën e Krajës, ku mësoi nga Kryeimami i Ostrosit për organizimin dhe aktivitetin e shqiptarëve në këtë trevë.
Njëkohësisht u diskutuan rrugët e bashkëpunimit me qëllim forcimin e lidhjeve të ndërsjellta, si dhe domosdoshmërinë e rritjes së kontributeve për të ruajtur traditat shekullore islame dhe kombëtare në zonën e Krajës.
Në këtë takim, Kryeimami i Ostrosit shoqërohej edhe nga z. Smajl Muja, sekretar i Bashkësisë Islame në Ostros, si dhe nga z. Senad Maku, drejtues i Institutit për Drejtësi, Edukim dhe Arsim (IDEA) në Ulqin.