Ditën e martë, më 12 mars 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, së bashku me një grup imamësh të Myftinisë Shkodër, përcolli urimet protokollare për kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Gjatë takimit, u theksua vlera e institucionit të KMSh-së si dhe angazhimi maksimal për të shërbyer me sinqeritet për të mirën e Thirrjes Islame dhe përhapjes së saj në çdo cep të vendit dhe përtej tij.
Në urimin e tij, Myftiu vuri theksin te domosdoshmëria e bashkëpunimit të elementit musliman shqiptar për të ruajtur amanetin e Thirrjes dhe për të shërbyer me përkushtim për përhapjen e vlerave të fesë islame, përtej axhendave të huaja, që punojnë ditë-natë, me të gjitha format, kundër Islamit dhe muslimanëve.