Me rastin e vizitës në Shkup, ditën e martë, me 2 prill 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi edhe Organizatën Humanitare “El-Hilal”.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës u prit nga kryetari i O.H. “El-Hilal”, z. Behixhudin Shehapi, me të cilin zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë e vëllazëror.
Myftiu përsëriti falënderimet dhe mirënjohjen e tij dhe të Myftinisë Shkodër për O.H. “El-Hilal”, sidomos për kontributet e vyera dhe ndihmën e madhe bujare me rastin e përmbytjeve të mëdha të Shkodrës në vitin 2010.
Myftiu theksoi se, përtej viteve, e mira dhe solidariteti i vëllezërve nga Shkupi nuk harrohet, por mbahet mend për mirë!
Nga ana e tij, z. Shehapi e informoi Myftiun për aktivitetin e gjerë të Organizatës Humanitare “El-Hilal”, si dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte me interes të përbashkët.
Me rastin e kësaj vizite u këmbyen edhe dhuratat simbolike, si shenjë e respektit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.