Sonte 02.04.2019 (e martë) xhamia e Çairit ishte e stërmbushur përplotë me besimtarë që ishin tubuar me rastin e tribunës fetare kushtuar përkujtimit të Israsë dhe Miraxhit. Tribuna në fjalë u organizua nga Xhamia e Çairit në koordinim me Myftininë e Shkupit ku mysafir i mbrëmjes ishte Myftiu i Shkodrës Muhamed B. Sytari.
Të pranishmëve pas leximit të një pjese nga Kur’ani Famëlartë nga hafizi i mirënjohur Xhemail ef. Nuhiu me fjalë mirëseardhëse iu drejtua hatibi i xhamisë Sadush ef. Tahiri ndërsa fjala përshëndetëse i takoi Myftiut të Myftinisë së BFI – Shkup Mr. Qenan ef. Ismailit.
Xhamia e mbushur plotë me xhematë sonte ishte enkas për mysafirin special nga R. e Shqipërisë i cili me urtësinë dhe këshillat mbresëlënëse përfitoi zemrat e të pranishmëve. Myftiu i Myftinisë së Shkodrës Muhamed B. Sytari pas duas së mbrëmjes këmbyen dhurata përkujtuese me Myftiun e Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili.
Lusim All-llahun xh. sh. të shpërblejë të gjithë ata që kontribuan, realizuan dhe prezentuan në këtë mbrëmje të dalluar.
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup