Myftinia Shkodër ju fton të angazhoheni maksimalisht me adhurime e lutje në pjesën e mbetur të këtij Muaji të begatë.
Më poshtë programi i përgjithshëm i aktivitetit fetar në xhaminë e Parrucës:
* Falja e namazit të jacisë dhe teravia e plotë 20 rekate në xhami me xhematë.
* Për ata që kanë dëshirë të kryejnë adhurime e lutje shtesë gjatë netëve të mbetura në këtë periudhë të begatë, duke nisur nga pasmesnata e të shtunës, më 25 maj 2019, nga ora: 01.00 – 02.00, nën drejtimin e teologut Durim Kasemi VETËM në xhaminë e Parrucës.
* Falja e namazit të sabahut me xhematë, pasuar nga dersi i hadithit, nga Imam Muhamed B. Sytari.
* Plotësimi i Hatmes Sherife, pas namazit të iqindisë, deri në ditën e xhuma, më 31 maj 2019, që përkon me Duanë e Hatmes në prag të Natës së Kadrit.
* Programi tradicional i Natës së Kadrit, duke nisur me namazin e jacisë së ditës së xhuma, më 31 maj 2019, pasuar me dhikre e lutje, që vazhdojnë deri një orë para kohës së syfyrit.
* Më 4 qershor 2019 është dita e parë e Fitër Bajramit. Për organizimin e faljes së tij, do të ketë një lajmërim të dytë në kohën e duhur.
Myftinia Shkodër ju uron adhurime të pranuata dhe zemra të çliruara nga hijet e hutimit!