Paraditën e së dielës, më 26 maj 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar nga stafi i tij, vizitoi shtëpinë e z. Muhamed Ceka në fshatin Kullaj, Postribë.
Ai pa nga afër gjendjen e mjeruar të kësaj familjeje me katër fëmijë, të cilët jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, pa punë, pa të ardhura, pa drita e pa ujë.
Myftinia Shkodër i bën thirrje besimtarëve të kontribuojnë për këtë familje. Duke nisur nga e xhumaja e ardhshme, në xhamitë e zonës së Postribës, por jo vetëm, do të bëhet thirrje për të ndihmuar këtë rast.
Myftiu falënderoi edhe koordinatorin e Myftinisë Shkodër, z. Zamir Milani për kontributin e tij për evidentimin e këtij rasti urgjent.
Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen për banorët e zonës së Postribës, sidomos për vëllezërit tanë në emigrim, që nuk janë kursyer për të ndihmuar në kësi rastesh.
All-llahu jua shpërbleftë me gëzime e bekime në familjet e tyre.