Vazhdon program i aktiviteteve “Mësojmë dhe argëtohemi”
Ditën e martë, më 02 korrik 2019, sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër organizoi aktivitetin e radhës të projektit “Mësojmë dhe argëtohemi” me nxënësit e kurseve fetare të xhamive Ura e Bunës, Oblikë dhe faltores “Iliria”.
Aktiviteti u zhvillua në xhaminë e Plumbit dhe u hap nga përgjegjësi i arsimit, teologu Arben Halluni, i cili i njohu nxënësit me projektin mësimor dhe argëtues.
Në këtë veprimtari mori pjesë Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili u mbajti një këshillë fetare nxënësve të pranishëm rreth rëndësisë që ka mësim-besimi islam tek brezat e ri si dhe për historikun e xhamisë së Plumbit.
Myftiu Sytari falënderoi imamët e xhamive përkatëse, Taksim Plori, Nadi Braqi dhe Agim Elezi, të cilët punojnë me përkushtim dhe pasion me nxënësit e tyre, duke iu përcjell traditën e bukur islame të vendit tonë, frymën e harmonisë dhe dashurisë në mes njerëzve.
Më pas, projekti “Mësojmë dhe argëtohemi” u shoqërua me konkurse fetare, lojëra të ndryshme sportive dhe argëtuese.