Ditën e xhuma, më 19 korrik 2019, në një atmosferë vëllazërore, Myftinia Shkodër dhe Fondacioni “Mirësia”, zhvilluan ceremoninë e përurimit të xhamisë së re të lagjes Draçin.
Në fjalët e tyre përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj dhe Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, shprehën kënaqësinë e madhe të arritjes së realizimit të këtij projekti me dobi, sikurse falënderuan donatorët nga Kuvajti, të cilët dhuruan nga pasuria e tyre gjatë muajit Ramazan, për realizimin e një xhamie, si shenjë përkushtimi ndaj Zotit të botëve.
Në këtë ceremoni merrni pjesë besimtarë të shumtë, drejtues të shoqatave kulturore e bamirëse, drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, bashkëpunëtorë të Myftinisë Shkodër dhe miq të shumtë të ardhur edhe nga qytetet e tjera.