Ditën e shtunë, më 10 gusht 2019, është Dita më e begatë e vitit, dita e Arefatit.
Për johaxhilerët, ajo është ditë agjërimi, shpërblimi i të cilit ka vlerën e faljes së gabimeve të dy viteve, sipas hadithit të Hz. Muhammedit (a.s.): “Agjërimi i ditës së Arefatit, shpresoj tek All-llahu, të falë gabimet e vitit që kaloi dhe atij që vjen!”.
Përfitoni nga kjo ditë e madhnueshme, sidomos në periudhën pas namazit të iqindisë deri në aksham. Kalojeni këtë kohë me dhikër e lutje drejtuar All-llahut të Madhëruar, për mëshirë e lutje, për shpresë e bekime për familjen, vendin e mbarë njerëzimin!
Kalojeni këtë ditë agjërimi, me dhikër e duá, me bamirësi e përhapje të shpresës!