Reflektim i përsëritur, në kushtet e laicizmit selektiv!

Arroganca, mendjelehtësia dhe euforizmi i mbështetur në politika të dështuara të institucioneve promotore të kulturave të rrezikshme të intolerancës, përçarjes dhe mesjetarizmit inkuizitor, prodhojnë përherë stereotipe meskine, që janë të gatshëm të hedhin në erë çdo mesazh paqeje, bashkëjetese e harmonie ndërfetare në këtë vend!

Përballë kësaj fryme, qytetaria, toleranca dhe fryma e bashkëpunimit konsiderohen dobësi, por veç dobësi nuk mund të jetë!

(Në foto: XHAMIA E SULLTAN MEHMET FATIHUT, në kalanë e Shkodrës, sot në administrim ilegjitim të Ministrisë së Kulturës)