Festa e Kurban Bajramit sjell përherë mirësi e bekim, që mishërohet shumë mirë edhe në bashkëpunimin e besimtarëve me njëri-tjetrin, duke bërë që atmosfera e ditëve të Bajramit të rrezatojë çdo të mirë për krejt shtresat e shoqërisë.
Falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë të Zvicrës, u mundësua, që në ditën e Kurban Bajramit të sivjetshëm të ndihmohen 100 familje në nevojë duke bërë të mundur shpërndarjen kurbaneve të ardhura nga vëllezërit tanë në Lozanë.
Me këtë rast Myftinia Shkodër shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj për QIKR, Lozanë dhe drejtuesin e saj, të nderuar Mr. Fehim Abazi.