Myftinia Shkodër dhe “Helping Hand USA” shpërndajnë kurbane për festën e Bajramit

Pasditen e ditës së xhuma, më 31 korrik 2020, në ditën e parë të Kurban Bajramit, Myftinia Shkodër me mbështetjen e “Helping Hand For Relief and Development (HHRD Global)” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e festës së begatë të Kurban Bajramit bënë shpërndarjen e 50 pakove me mish kurbani për personat me aftësi ndryshe.

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Lavdrim Hamja uroi festën e Kurban Bajramit vëllezërve dhe motrave të kësaj shtrese të veçantë të shoqërisë sonë, duke theksuar se institucioni i Myftinisë Shkodër nuk i harron asnjëherë dhe i ka gjithmonë në vëmendje, sidomos me rastin e festave islame.

Kryetari i shoqatës së invalidëve “Para & Tetrapelgjikë”, z. Saimir Beqiri falënderoi Myftininë Shkodër dhe “Helping Hand USA” për këtë bashkëpunim dhe kontribut me vlerë, në ndihmë të këtyre personave, sikurse shorehu mirënjohjen e shoqatës për bashkëpunimet e ndryshme me Myftininë Shkodër.